
Komentatori politik, Krenar Shala në emisionin “Politiko” ka komentuar mungesën e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, mosprezenca në seancat plenare të Kuvendit tregon kulturë jo të mirë, raporton Gazeta10.
“Unë e kuptojë kur njerzit mund të kenë ndonjë cështje private nga ku e kanë të pamundur me marrë pjesë në seancë, por mungesa e shpeshtë e deputeteve nuk është kulturë e mirë para qytetarëve”, tha ai në Kanal10.
Ai ka thënë se VV-ja duhet të nxitë Opozitën që të bashkëpunojnë pamvarësisht kushteve që kjo e fundit i ka vendosur pushtetit./Gazeta10