Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Shala për Haradinaj: Sa herë që flet i ndihmon Lëvizjes Vetëvendosje

Gazeta10
18 December 2024 - 23:14

Analisti politik, Krenar Shala ka komentuar kandidatët për kryeministër të partive politike, kur edhe Kosova ndodhet afër zgjedhjeve.

Për Hamzën, Shala ka thënë se disavantazh përbën moskandidimi i kryetarit të partisë dhe keqqeverisja në Mitrovicë.

“Hamza ka fillu herët fushatën, por kryetari i partisë nuk ka kandiduar. Nuk janë qytetarët të kënaqun aspak me qeverisjen e Hamzës atje në Mitrovicë”, ka thënë Shala.

Tutje, Shala ka thënë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sa herë që flet i ndihmon Lëvizjes Vetëvendosje.

“Z.Haradinaj, unë mendoj që i ndihmon VV-së. Sa herë të folë i ndihmon”, ka thënë Shala. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.