Gazeta10

SHBA-ja dhe Rusia në bisedime pas rrëzimit të dronit në Detin e Zi

Gjenerali i lartë i Uashingtonit tha se rrëzimi i një droni mbikëqyrës amerikan pasi u kap nga avionët rusë tregoi sjelljen gjithnjë e më agresive të Moskës, ndërsa Rusia paralajmëroi Uashingtonin se fluturimi i dronëve pranë Krimesë rrezikonte përshkallëzim.

Një ditë pasi droni amerikan u rrëzua mbi Detin e Zi, ministrat e mbrojtjes dhe shefat ushtarakë nga SHBA dhe Rusia zhvilluan biseda të rralla telefonike të mërkurën, me marrëdhëniet në pikën më të ulët në dekada për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska, shkruan Reuters.

Ministri i mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu i tha homologut të tij amerikan, Lloyd Austin, se fluturimet me drone amerikane në brigjet e Krimesë “ishin provokuese” dhe mund të çonin në “një përshkallëzim në zonën e Detit të Zi”, Krimea është një gadishull që ishte pjesë e Ukrainës derisa Moska e aneksoi me forcë në 2014.

Rusia, shtoi senuk kishte asnjë interes për një zhvillim të tillë, por në të ardhmen do të reagojë në proporcion të duhur” dhe të dy vendet duhet “të veprojnë me përgjegjësi maksimale”.

Ndërsa, Austin nënvizoi se SHBA synonte të vazhdonte fluturimin aty ku ligji ndërkombëtar e lejonte./Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë