Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

SHBA-ja me pritje të mëdha për takimin e Ohrit

Gazeta10
16 March 2023 - 20:03

Raporti: Gentiana Gashi/Kanal10

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se këtë vit mund të ketë marrëveshje finale me Serbinë, teksa nga takimi i Ohrit pret nga palët të jenë konstruktive. Escobar ka theksuar se marrëveshja evropiane nuk është diçka që duhet pasur frikë.

Mundësinë që viti të përfundojë me marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk e ka përjashtuar i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përpos kësaj, emisari amerikan gjatë vizitës në Beograd, ka thënë se pret nga palët që në takimin e 18 marsit të jenë konstruktivë dhe fleksibil, ndonëse ka shtuar se të shtunën nuk do të thotë të ketë domosdoshmërish nënshkrim.

Në vizitën që i paraprin asaj të Ohrit, Escobar ka theksuar se marrëveshja evropiane nuk është diçka që duhet pasur frikë.

“ Do të doja marrëveshjen këtë vit. Këtë vit kalendarik. Po, mendoj se është plotësisht e mundur….21.00 – 22.33 Kjo marrëveshje nuk është diçka nga e cila duhet pasur frikë. Shpresa jonë është që kjo të mos ndryshojë rrënjësisht jetën e askujt, por të sigurojë njëfarë niveli stabiliteti dhe paqeje midis njerëzve të rajonit. Nuk është qëllimi ynë të krijojmë barriera të reja, përkundrazi, ne duam që kjo marrëveshje të funksionojë, jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por sepse Kosova dhe Serbia janë zemra e Ballkanit Perëndimor, kjo do të krijonte mundësi edhe për fqinjët tuaj. Ata gjithashtu duan të shohin një marrëdhënie të mirë mes Kosovës dhe Serbisë, edhe ata kanë nevojë për të”.- Gabriel Escobar –  I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor

Zyrtari i lartë amerikan ka theksuar se plani evropian nuk ka qëllim njohjen reciproke por normalizimin e raporteve mes dy vendeve, që sipas tij, përmirëson investimet ekonomike për të gjithë rajonin.

“Kjo është një marrëveshje për normalizimin dhe jo njohjen. Do të jem shumë i sinqertë, qëndrimi amerikan është se Kosova është një vend i pavarur me integritet territorial dhe sovranitet dhe ne besojmë se rajoni do të përfitonte nga njohja reciproke, kjo nuk ka të bëjë me këtë. Për sa i përket Kombeve të Bashkuara, mendoj se kjo është dytësore ndaj përfitimeve reale të kësaj marrëveshjeje normalizimi, e cila është një integrim më i madh dhe më i shpejtë evropian, jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por për rajonin në tërësi”.

Teksa për themelimin e Asociacionit, Escobar është shprehur se është shumë më afër se sa ishte javë më parë.

“Mund të them se po, mund të them se diskutimet tona me qeverinë e Kosovës kanë qenë gjithnjë e më produktive dhe realiste, sepse ata pranojnë se ky detyrim ligjërisht i detyrueshëm do të vazhdojë të ekzistojë në çdo mënyrë apo formë marrëveshjeje që do t’i afronte më shumë drejt Evropës. Kështu që shpresoj se jemi shumë më afër se sa ishim disa javë më parë…09.14 – 11.25 Mendoj se ajo që do të donim në Ohër është një njohje se asociacioni është një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”

Vizitat e mesazhet e shumta për Kosovën dhe Serbinë, nga faktori ndërkombëtar vinë dy ditë para rundit të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, i cili do të zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.