Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shefi i ri i EULEX-it i ofron mbështetje Osmanit për sundim të ligjit në Kosovë

Gazeta10
05 July 2023 - 16:40

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim sot shefin e ri të Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano.

Siç njofton EULEX-i, ata shkëmbyen pikëpamjet e tyre ndaj situatës aktuale në Kosovë dhe Barbano theksoi se do të vazhdojë të mbështesë institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Barbano shprehu përkushtimin e tij për të vazhduar mbështetjen e institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë drejt rritjes së pavarësisë, qëndrueshmërisë dhe pajtueshmërisë me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira, përmes komponentëve të ndryshëm të mandatit të EULEX-it”, thuhet në njoftimin e EULEX-it./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.