
Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti kërkoi një lidership të ri brenda LDK-së pasi tha se rezultati për partinë e tij ishte i dobët. Duke komentuar këtë deklaratë, analisti politik, Halil Matoshi ka thënë se kjo është një parashenjë e një partie demokratike.
Ai ka thënë se në LDK guxohet me fol, por se shton se, gabimi i LDK-së është se i saboton shpejtë kritikët.
“Ajo që e thotë ish-kryeministri Hoti është një parashenjë e një partie demokratike, në LDK guxohet me fol, kurse në partitë tjera shefi s’guxon me e kritiku bash asnjë bir nane, kur se në LDK kritikohen shefat. LDK-ja gabimin e bën që kritikët diqysh i saboton i qet shpejt jashtë se as ata nuk janë, si individ po flas, që e durojnë kritikën”, ka thënë Matoshi.
Tutje, Matoshi në studion e emisionit “Politiko” ka thënë se Lumir nuk e pranon kritikën. /Gazeta10