
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Shemsi Jashari, në emisionin “Politiko” në Kanal 10, deklaroi se synimi i tij është të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës për të kontribuar në ndryshimin e situatës politike në vend.
Jashari tha se mandati i deputetit nuk duhet të shihet vetëm si numër, por si obligim për të përfaqësuar interesat dhe zërin e qytetarëve në institucionet e Kosovës.
“Secili që merr mandat nga qytetarët duhet ta përcjellë zërin e tyre në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi ai.
Ai theksoi se kompromiset dhe diskutimet mes grupeve parlamentare janë pjesë normale e politikës, por sipas tij nuk është e drejtë që të votohet kundër ligjeve apo amendamenteve që janë në interes të qytetarëve.
Jashari kritikoi edhe zhvillimet politike në vend, duke thënë se zgjedhjet e shpeshta po dëshmojnë mungesën e efikasitetit të klasës politike.
“Po duket se kësaj klase politike, përveç organizimit të zgjedhjeve, pak gjë tjetër po i funksionon”, u shpreh ai.