
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë këtë të mërkurë miqësoren kundër kampionit në fuqi të Europës, Italisë.
“Air Albania” do të presë nesër këtë super miqësore, ndërsa interesi nga tifozeria “kuqezi” ka qenë maksimale.
Mësohet se të gjitha biletat për këtë takim janë shitur, pra “Air Albania” është “sold out”.
Kjo është hera e parë që nga ndeshja ndaj Polonisë më 12 tetor të 2021 që stadiumi do të jetë i mbushur në një ndeshje të Kombëtares, pra pas më shumë se një viti.