Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shiu përmbyt magjistralen Ferizaj–Gjilan, pasagjerët mbetën për 4 orë të bllokuar

Gazeta10
28 January 2026 - 9:06

Katër orë të bllokuar, të rrethuar nga uji dhe pa asnjë ndihmë nga institucionet.

Reshjet e dendura të shiut e kanë kthyer edhe një herë magjistralen Ferizaj–Gjilan në një vend të rrezikshëm për qytetarët. Uji ka pushtuar çdo pjesë të rrugës, duke e bërë të pamundur qarkullimin, ndërsa një veturë ka mbetur e ngujuar në mes të magjistrales, përballë një situate që qytetarët thonë se përsëritet prej vitesh.

Pas 4 ore pritje në veturë, qytetarët janë detyruar të thërrasin një kompani private për t’i tërhequr ata, pasi as zjarrëfikësit e as policia nuk kanë ardhur tek vendi ngjarjes për ndihmë.

Qytetarët shprehin zemërim dhe lodhje, duke thënë se kjo situatë është kthyer në një histori të përsëritur.

Kanal 10 ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli i cili ka potencuar se qytetarët nuk duhet të tentojnë të kalojnë në këtë segment, pasi ekziston rrezik serioz për aksidente dhe dëmtime të automjeteve.

Ndryshe, magjistralja Ferizaj–Gjilan mbetet një simbol i neglizhencës shumëvjeçare, ndërsa qytetarët kërkojnë me ngulm jo vetëm ndërhyrje të menjëhershme, por edhe një zgjidhje të qëndrueshme, që shiu të mos jetë më arsye për izolim dhe rrezik në një nga rrugët më të frekuentuara të vendit. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.