
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka mohuar se është sulmuar i dyshuari E.R për dhunimin e 11 vjecarës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dyshuari për dhunimin e 11 vjecarës E.R asnjehere nuk është sulmuar/rrahur në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë, i njejti është dërguar në Burgun e Sigurisë se Lartë për çështje të sigurisë së tij dhe për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm, për shkak të veprës për të cilën dyshohet”, thuhet fillimisht në komunikatë.
Teksa, kanë bërë të ditur se një video që ka qarkulluar në internet nuk është i dyshuari E.R, por i dyshuari tjetër Sh.K, i cili ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës./Gazeta10