Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Shkojmë në zgjedhje…”, Bajrami e ashpër: Veç pse Albulena po don të bëhet kryekuvendare

Gazeta10
08 May 2025 - 21:15

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se vendi po shkon në zgjedhje vetëm sepse Albulena Haxhiu po arrin që të bëhet kryeparlamentare.

Ajo ka hedhur kritika në drejtim të VV-së për bllokadën e krijuar në Kuvend.

“Nuk ka asnjë arsye tjetër, nëse shkojmë në procesin zgjedhor arsyeja e vetme është që Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin që zonjën Haxhiu ta vendos në krye të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Bajrami në “Politiko”

Tutje, Bajrami ka thënë se çmimin e kësaj po e paguajnë qytetarët e Kosovës. /Gazeta10 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.