Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hajvali, Këshilli i Prindërve fton prindërit të hënën për protestë bashkë me fëmijët e tyre

Gazeta10
18 September 2022 - 12:09

Këshilli i prindërve të shkollës fillore Shkëndija, në lagjen Hajvalia në Prishtinë, përmes një lajmërimi i kanë bërë thirrje të gjithë prindërve që t’i sjellin fëmijët në shkollën e tyre të hënën nga ora 11, raporton Gazeta10.

“Këshilli i prindërve i SHFMU Shkëndija, Hajvali, ju bënë thirrje të gjithë prindërve që në ditën e Hënë, me datë 19.09.2022, prindërit që kanë fëmijët e tyre në Shkollën Shkëndija, në Hajvali, t’i sjellin fëmijët e tyre në shkollë nga ora 11:00.”, thuhet në njoftim.

Tutje, ata janë shprehur se nuk i japin përkrahje qëndrimeve të SBASHK-ut e as të Qeverisë.

“Ne, Këshilli i prindërve, nuk jemi palë që i japim përkrahje qëndrimeve të asnjërës palë, as SBASHK-ut dhe as Qeverisë, ne vetëm mbrojmë interesat e fëmijëve tanë.”, u tha ndër të tjera në njoftim./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.