
Në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmetin është raportuar me një lidhje direkte nga shkolla Rrasim Kiqina në Drenas, se greva është ende duke u mbajtur, raporton Gazeta10.
Gazetarja nga terreni tha se përpos punonjëve teknik, as nxënësit dhe as mësimdhënësit nuk kanë ardhur.
“Në ambientet e kësaj shkolle është gjithcka e qetë, dyertë janë të hapur para pak minutash nga punëtorët teknik por deri në këto momente nuk kemi parë askëndë nga mësimdhënësit dhe as drejtorin e shkollës.”, tha gazetarja.
Tutje u tha se kur kanë pasur lidhje direkte nga shkolla të ndryshme në Kosovë, kanë qenë së paku disa nxënës apo mësimdhënës, ndërsa në këtë shkollë duket qartë se greva ende po respektohet.
“Ndërkaq këtu nuk po shofim as nxënës të cilët kanë ardhur para dyerve të shkollës sic edhe na ka rastësisur që të shohim edhe herave të tjera në lidhje direkë, kemi parë nxënës që kanë qëndruar para objektit të shkollës pra edhe këtu po vazhdon greva.”, përfundoj gazetarja./Gazeta10.