Politiko

Shokon analisti serb për Trump: Për 6 muaj bëhet marrëveshja, Serbia e pranon pavaresinë e Kosovës

Gazeta10
19 Janar 2025 - 21:42

Rikthimi i Donal Trump në krye të administratës amerikane sipas analistit dhe gazetarit serb Branislav Kërstiq mund të përcjellet me befasira në marrëdhënien Kosovë-Serbi.

Sipas Kërstiq nëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk e humb pozitën, për gjashtë muaj Kosova mund të njihet zyrtarisht si shtet nga Serbia.

Ai në “Politiko” të Kanal10 mes tjerash, përmendi marrëveshjen e nënshkruar gjatë mandatit të kaluar të Trump, raporton gazeta10.

“Shpesh harrojmë se zoti Hoti dhe zoti Vuçiq në mandatin e kaluar të Trumpit kanë qenë së bashku në dhomën ovale dhe e kanë nënshkruar një “agreement” (marrëveshje)”, tha ai.

”Është e kuptueshme që zoti Trump të bisedoj në katër sy me secilin, edhe me kryetarin e Serbisë edhe me kryetarin e shtetit të Kosovës. Jam i sigurt që administrata e re amerikane në atë mënyrë ka me e përshpejtu zgjedhjen përfundimtare rreth statusit të Kosovës, që po të befasohemi të gjithë. Për gjashtë muaj, jam i sigurt që nëse Vuçiq nuk e humb pushtetin, jam i sigurt se do të kemi Defakto pranimin e shtetit të Kosovës nga Serbia”, shtoi Kerstiq. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.