Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shokon Buzhala: 200 mijë kosovarë kanë ikur në Evropë pas liberalizimit

Gazeta10
04 April 2024 - 21:46

Viktor Buzhala në studion e Politiko ka thënë një shifër goxha të madhe për ikjen e qytetarëve të Kosovës pas Liberalizimit të vizave.

Sipas tij, afër 200 mijë përsona janë larguar nga Kosovë pas Liberalizimit të vizave, raporton Gazeta10.

“Para një muaji kanë shkuar 150 mijë persona ndërsa tani numri duhet të ketë arritur 200 mijë, nëse shikojmë në qytete të tjera mund ta vërejmë se qytetet janë goxha të thata, rrugët janë pa njerëz, pa vetura, kjo në Prishtinë nuk vërehet por në qytetet e tjera vrehet shumë”, tha ai në Kanal10.

Me këtë është pajtuar edhe gazetari Adrian Collaku i cili tha se në Prishtinë shumë dyqane të cilat kanë qenë kafene tani më të njëjtin janë lëshuar më qera./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.