Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Shoqërohen 4 persona në Polici, kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë

Gazeta10
09 June 2026 - 13:24

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shoqëruar në stacionin policor katër persona për shkak se kanë kaluar kufirin ilegalisht.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Fsh. Prapashticë, Prishtinë, 08.06.2026 – 17:00. Janë shoqëruar në stacionin policor katër të dyshuari meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Kosovë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.