
Ministria e Punëve të Brendshme, ka hapur konkursin për Drejtor të Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Konkursi do të jetë i hapur deri më 21 shtator dhe mund ta gjeni në ueb faqen e MPB-së, transmeton Gazeta10.
Ky konkurs është hapur pas dorëheqjes së Samedin Mehemtit nga kjo pozitë. Ai kishte dhënë dorëheqje pas rastit të dhunimit të një 11-vjecareje nga pesë persona./Gazeta10

