Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shpërthimet dhe të shtënat në veri, Policia me njoftim: Nuk ka të lënduar

Gazeta10
06 December 2022 - 17:18

Policia e Kosovës ka dalur me një njoftim lidhur me zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës, ku është raportuar për shpërthime dhe të shtëna në Zubin Potok dhe në Mitrovicën e Veriut, raporton Gazeta10.

Policia njofton se po dyshohet se incidentet në këto dy qytetete veriore lidhen me të shtëna armësh dhe shpërthime.

 “Me këtë rast, Policia e Kosovës njofton opinionin publik në lidhje me zhvillimet e sigurisë në veri të vendit se, sot më datë 6 dhjetor 2022, në komunat Zubin Potok dhe Mitrovicë Veri, Njësitë policore të rendit publik kanë shoqëruar zyrtarët e Komisionit Komunal zgjedhor në zyrat e komisionit komunal zgjedhor, të cilat ndodhen në komunat Zubin Potok e Mitrovicë Veri me qellim të kryerjes së detyrave dhe kompetencave të tyre ligjore”.

Më tej, policia njofton se ka demolim të zyreve të komisionit komunal zgjedhor por nuk ka të lënduar.

“Në orët e para të pasdites së sotme, në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës Veri janë regjistruar disa incidente (dyshohet shkrepje armësh e shpërthime), por deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, përderisa raportohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor”.

Tutje, thuhet se Policia e Kosovës është duke përcjellur situatën dhe po ashtu do të angazhohet për sigurinë në vend duke përfshirë këtu edhe komunat në fjalë.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë dhe vlerëson situatën e sigurisë në vend dhe ndërmerr masa të nevojshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës.

Më tej, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se KQZ i ka kërkuar Policisë së Kosovës asistencë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në veri.

“Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore, në vazhdimësi po angazhohet në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore komfor situatës dhe zhvillimeve në gjithë vendin, përfshirë zhvillimet në Veri të Mitrovicës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke u bazuar edhe në bashkëpunimin ndërinstitucional i ka bërë kërkesë Policisë së Kosovës për asistencë rreth përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat në veri të vendit”. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.