
Shqipëria është mposhtur me rezultat minimal 0-1, në miqësoren e luajtur kundër Katarit, shkruan Gazeta10.
Në këtë grumbullim Edi Reja kishte ftuar lojtarë të rinj, të cilët më parë nuk kishin pasur minutazh te Kombëtarja ‘Kuqezi’.
Kjo miqësore u zhvillua në Marbella të Spanjës.
Momenti kyç i kësaj ndeshje ishte ai i minutës së 36-të, ku futbollisti i Katarit Almoez Ali Abdulla, kaloi në epërsi kombëtaren e tij nga penalltia.
Pas golit të pësuar, Shqipëria u mundua që të rikthente rezultatin por që nuk u treguan efikas në rastet që kishin.
Pas kësaj ndeshje, në muajin nëntor Kombëtare Shqiptare luan edhe dy miqësore të tjera, kundër Italisë dhe Armenisë. /Gazeta10/