
Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dërguar letër Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken meqë rast i kanë kërkuar mbështetjen e Departamentit të Shtetit për Kosovën.
Ata i kanë kërkuar SHBA-së që të qëndrojë krah Kosovës ndaj veprimeve agresive të Serbisë duke ia sqaruar Blinkenit se Qeveria e Kosovës është duke zbatuar ligjin dhe kushtetutshmërinë në pjesën veriore të saj.
“Ju ftojmë Zoti Sekretar, që ta kujtoni dhe njihni se Kosova është një aleat i fort dhe i devotshëm i ShBA-së. Së bashku, ShBA-ja, Kosova dhe partnerët tjerë perëndimorë jo që kanë krijuar vetëm një shtet të pavarur dhe sovran, por edhe një demokraci prijëse në Ballkanin Perëndimor dhe përtej”, thuhet në letër ndër të tjera.
Më tutje në letër theksohet kërkesa që SHBA-ja të mbështet një dialog me njohje reciproke mes dy vendeve.
“Bëjmë thirrje për ndonjë rezolutë për këtë krizë dhe mënjanim politik në mes të Kosovës dhe Serbisë, që të jetë në linjë me Kushtetutën e Kosovës, propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statutit të Kosovës të Presidentit Ahtisaari dhe dialogun që nuk minon por afirmon sovranitetin e Kosovës. Inkurajojmë fuqishëm ShBA-në për ta mbështetur dialogun që çon në njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë, sa më parë që të jetë e mundshme”,thuhet në letër./Gazeta10