Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shqiptari nga Adana e Turqisë: Vazhdojnë dridhjet e tërmetit – Qytetarët po ikin nëpër fshatra

Gazeta10
06 February 2023 - 23:12

Evren Kaja, shqiptari i mbijetuar nga tërmeti në Turqi ka treguar për Prime Time në Kanal për përjetimet e tij gjatë goditjeve të forta të tokës.

Kaja nën emocione ka treguar se dridhje të vazhdueshme të tërmetit ka pasur edhe pasditën dhe mbrëmjen e sontme.

Ai tha se nga frika e madhe e goditjeve tjera të tërmetit, shumë familje janë zhvendosur nëpër fshatra të Turqisë, shkruan Gazeta10.

 ‘Jemi shumë mërzitshëm. Unë kam jetuar me familjen time në banesë. Ne kemi ndryshuar qëndrim. Tani jemi mbledhur krejt në fshat. Po ka dridhje të herëpashershëme. 20 seconda po kalojnë, prapë po dridhet. Sot pasdite shumë kemi pas dridhje. Janë shembur shtëpitë që kanë mbetur nga mëngjesi kur ndodhi tërmeti”, tha Kaja në Prime Time.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.