Gazeta10

Shtatë deputetë italianë dhe një hungarez kërkojnë që anëtarësimi i Kosovës në KiE të kushtëzohet me veprime për Asociacionin

Shtatë deputetë italianë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe një hungarez janë duke kërkuar që Kosova ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si kusht për pranimin në KiE. Në amendamentin që e kanë paraqitur për aprovim ata theksojnë se  ky është një hap i domosdoshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në amendamentin e 13 të dokumentit final për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, deputetët thonë se duhet të bëhen hapa thelbësorë drejt themelimit të Asociacionit sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të jetë i theksuar qartë kur  Komiteti i Ministrave të shqyrtojë në të ardhmen kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Asambleja konsideron se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një hap i domosdoshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, një detyrim ndërkombëtar i ndërmarrë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, dhe mbi të gjitha një mënyrë për të përmirësuar pjesëmarrjen dhe fuqizimin e serbëve të Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Për këtë arsye, Asambleja pret që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë hapa thelbësorë dhe të prekshëm me qëllim themelimin e Asociacionit sa më shpejt të jetë e mundur. Asambleja konsideron se themelimi i Asociacionit duhet të jetë i theksuar qartë në shqyrtimin e ardhshëm nga Komiteti i Ministrave të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, thuhet në këtë amandament. /Gazeta10

NË FOKUS

pamjee
Pamje të rënda: Momenti kur të riun që u rrëmbye në Prishtinë, e hedhin nga vetura para Policisë
aks
Policia shpall në kërkim personat në foto, kjo është arsyeja
Vershime
Kjo zonë në Kosovë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
yllka
Ditë zie në familjen e Yllka Kuqit
poli
Pamje shqetësuese: Momenti kur i dyshuari plagosi me armë zjarri tre personat në Pejë
policii
Policja i dha fund jetës me armën e shërbimit – Arrestohet i dashuri, del mesazhi i fundit që i dërgoi 21-vjeçarja
ARTA-NITAJ
Arta Nitaj shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
Lopa-1
Pamje kur ariu sulmon bagëtinë në një fermë të Vitisë