
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahemtin” në një lidhje direkte me gazetaren Saranda Alshiqi është raportuar se një qytetar nuk po arrin të lidh energjinë elektrike në shtëpinë e re.
Kjo si shkak i borxhit nga shtëpia e vjetër ku tani është duke qëndruar nëna e tij, raporton Gazeta10.
Sipas tij shtëpia është në emër të babit të tij i cili ka vdekur.
E i zoti i shtëpisë së re në Podujevë ka treguar se ka bërë disa herë kërkesën por ai tregon se ju ka anuluar.
Ai thekson se nga shtëpia ku kanë qëndruar borxhi i energjisë elektrike është 6400 euro.
Rikujtojmë se ky qytetar është në kushte të vështira dhe nuk e merr socialin./Gazeta10