Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Si kishte rënë heroikisht Agim Ramadani, kush ishte afer tij? – Flet bashkëluftetari i tij ‘Kobra’

Gazeta10
18 April 2024 - 13:23

Bashkëluftetari i Agim Ramadanit, Naser Vllasi i njohur me nofkën ‘Kobra’ ka bërë një rrëfim ekskluziv për emisionin ‘Gallatë me Arben Ahmetin’ në Kanal10.

Ai ka folur për grupet e para që kishin shkuar në Shqipëri për trajnim në vitet e 90’ta, e ku bënin pjesë grupi i Adem Jasharit e Zahir Pajazitit, raporton gazeta10.

‘Kobra’ në këtë rrëfim ka folur edhe për vrasjen e Ahmet Krasniqit i cili ishte ministër i mbrojtjes në Qeverinë e Bokoshit.

Ndërsa një rrëfim të padëgjuar me parë Naser Vllasi e ka bërë për vrasjen e komandantit Agim Ramadani.

Ai ka thënë se dëshira më e madhe e tij ka qenë veç Agimi të mos vritet.

‘Kobra’ tregon edhe momentin kur e ka kuptuar që Agim Ramadani është vrarë. /Gazeta10/

Rrëfimin e tij të plotë për këtë e gjeni me poshtë në video…

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.