
KFOR-i ka dërguar ushqim bazës së tyre në pjesën veriore me dy helikopter, raporton Gazeta10.
Kjo formë e dërgimit po bëhet për shkak të vendosjes së barrikadave në veri, dhe kjo shihet në një video të siguruar nga Kanal10.
“KFOR-it dërgon ushqim bazës së tyre në pjesën veriore përmes linjës ajrore për shkak të bllokimit të rrugës nga barrikadat”, ka thënë gazetarja e Kanal10, Egzona Shala.
Kujtojmë se ka disa ditë që në veri janë vendosur barrikadat nga serbët lokal atje dhe nuk janë duke i larguar edhe pasi Kosova ka shtyrë zgjedhjet lokale në komunat veriore.
Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe institucionet e tjera perëndimore kanë kërkuar heqjen e barrikadave si dhe uljen e tensioneve.
Këtu keni videon: