
Vrasja e 21 vjeçares në Ferizja ka nxitur reagime të shumta në Kosovë.
Me moton “siguri për vajzat dhe gratë”, sot është mbajtur një protestë në Prishtinë e organizuar nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist.

Pjesëmarrësit e protestës janë mbledhur të sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të marshuar deri të Ministria e Drejtësisë.
Protestuesit kanë vazhduar edhe te stacioni i Policisë “Qendra” në Prishtinë, ku kanë hedhur bombola tymosëse.

Kujtojmë që 21 vjeçarja E.C., u vra të premten nga ish-bashkëshorti V.A., 36 vjeç, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. I plagosur mbeti vëllai i viktimës, 15 vjeç. /Gazeta10/