Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“S’ishim të frikësuar, kishim obligim”, detaje nga dita e shpalljes te Kushtetutës së Kaçanikut

Gazeta10
07 September 2026 - 17:49

Në 36-vjetorin e saj, ende edhe sot Dita e Kushtetueses së Kaçanikut cilësohet si një nga datat kyçe të shtetndërtimit të Kosovës.

Ilaz Ramajli, i cili në atë kohë ishte nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, tha për KosovaPress se ​7 shtatori është një datë e shënuar në historinë e re të Republikës së Kosovës.

Ramajli tha se për këtë ditë ishin të angazhuar një numër i madh i njerëzve në pritjen e delegatëve, vendosjen e tyre nëpër shtëpi dhe sjelljen e tyre në orën e caktuar këtu.
Derisa tregon se emocionet e tyre ishin të jashtëzakonshme dhe të përziera, tregon më shumë detaje nga ajo ditë.

Ndërsa për situatën aktuale politike, ai tha se nuk është më pak e rrezikshme, derisa bëri thirrje që akterët politikë të tejkalojnë mospajtimet, të krijojnë unitet dhe të veprojnë në interes të Kosovës.

Në fund, ai bëri të ditur se nga 111 delegatë të përbërjes së Kuvendit, 54 prej tyre nuk jetojnë më.

Ndërkohë, qytetari Myrtezan Prushi theksoi se atëherë ishte e vështirë takimi i delegatëve në sallën e Shtëpisë së Kulturës por që ia kanë arritur me shumë sakrifica e mund.

E tashmë kur ende nuk është konstituar Kuvendi, ai potencoi se deputet po kanë vetëm interesa partiake dhe jo interesa për vendin.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës është shpallur në Kaçanik, pasi ishte qyteti më i afërt me kufirin me Maqedoninë, dhe mundësia e shpalljes së Kushtetutës ishte më e lehtë.

Në atë kohë, Kosova ishte e okupuar tërësisht nga forcat policore dhe ushtarake të ish-Jugosllavisë, pasi nga 2 korriku, kur u lexua deklarata e pavarësisë, filloi një aparteid i regjimit të Millosheviqit ndaj Kosovës dhe qytetarëve shqiptarë.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.