Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Situata në veri: Presidentja Osmani zhvillon takim me AKI-në dhe UD të drejtorit të policisë

Gazeta10
09 December 2022 - 10:40

Presidentja e Kosvoës, Vjosa Osmani ka ftuar në takim AKI-në dhe Policinë e Kosovës për të diskutuar në lidhje me gjendjen në veri, raporton Gazeta10.

Për shkak të situatës së tensionuar në veriun e Kosovës, RTV Dukagjini mëson se presidentja Vjosa Osmani është duke mbajtur takim me përfaqësues të AKI-së dhe Policisë së Kosovës.

Ky takim vjen pas sulmit të armatosur të një grupi në veri ndaj Policisë së Kosovës, ku përveç dëmeve materiale ka mbetur i plagosur një polic, i cili tash është jashtë rrezikut për jetë.

Për shkak të disa incidenteve ditëve të fundit, të cilat lidhen me tentimin e shtetit të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme komunale në veri, Policia e Kosovës, e ka shtuar prezencën e saj me qëllim për të ofruar siguri në ato zona.

Në një konferencë për media, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se sulmet me granata dore, e armë zjarri janë kryer nga ish-pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët kishin dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre për shkak të situatës me targat.

Ndërkaq sot (të premten), në veri janë parë prani e madhe e forcave policore, derisa ende nuk është raportuar për ndonjë incident./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.