
Raporti:Arbenita Ilazi
Partitë opozitare në vend kanë ngritur kritika në drejtim të kryeministrit Kurti sa i përket dialogut me Serbinë. Nga PDK thonë se në takimet me palën serbe i pari i ekzekuivit po rinegocion marrëveshjet e arritura më parë e nuk po flet për arritjen e një marrëveshje finale. Ndërsa, njohës të çështjeve politike thonë se pas involvimit direkt në dialog të kancelarit Scholz dhe presidentit Macron, përmes këshilltarëve të tyre, duhet të ketë progress në dialog.
Deputetë të partive opozitare e njohës të çështjeve politike kanë kritikuar ekzekutivin për siç kanë thënë, mungesë të rezultateve në dialogun me Serbinë.
Ata thonë se në takimet me palën serbe po rinegociohen marrëveshjet e arritura më parë, e nuk po flitet për arritjen e një marrëveshje finale.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se dialogu nuk duhet të kufizohet vetëm në takime, nëse ato nuk prodhojnë asgjë.
Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka thënë se pas involvimit direkt në dialog të kancelarit Scholz dhe presidentit Macron, përmes këshilltarëve të tyre, duhet të ketë progress në dialog, në veçanti për çështjen e targave.
Ende nuk ka asnjë datë të konfirmuar për takimin e radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë për takime të cilat i shërbejnë arritjes së një marrëveshje ligjërisht të obligueshme. / Kanal0