Gazeta10

Skender Hyseni: Jam 100 herë më LDK se Lumir Abdixhiku

Ish kryediplomati i Kosovës nga radhët e LDK-së, Skender Hyseni ka thënë se është më LDK së paku për 100 herë më shumë se sa kryetari aktual i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

“Jam 100 herë më LDK se Lumir Abdixhiku”.

Kështu është shprehur ish-anëtari i kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni, për kryetarin e aktual të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Hyseni, ka thënë se nuk pajtohet me qasjen e Abdixhikur karshi dialogut dhe planit evropian, për të cilin është duke negociuar Qeveria Kurti.

Ai tha se është gabim që të sulmohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen e marrëveshjes me Serbinë.

Sipas tij, Kurti duhet të sulmohet për shumë gjëra dhe se ka mjaft hapësira për ta kritikuar, por jo edhe për planin evropian.

“Unë e kam dëgjuar Lumirin e kam dëgjua dhe shumë të tjerë anëtarë të kryesisë së LDK-së. Unë nuk pajtohem me këtë qasje, unë jam më LDK-së se Lumir Abdixhiku 100 herë. Në çështjen e marrëveshjes, është gabim të sulmohet kushdo-qoftë, sepse është marrëveshje ultimative e vendosur në tavoline, është ndëshkim ndërkombëtar për politikat luftënxitëse edhe në Kosovë dhe Serbi dhe duhet të kuptohet qartë dhe është ndërprerje e një katandisje të mëtejme të Kosovës, është mirë të nënshkruhet, është mirë që opozita të sillet pak më ndryshe”, ka thënë ai në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Hyseni u shpreh, se në rast se nuk nënshkruhet marrëveshja e propozuar nga BE, shteti i Kosovës do të përballet me pasoja tejet të dëmshme.

Sipas tij, është interes i bashkësisë ndërkombëtare me theks të veçantë i ShBA-së, që të krijohet stabilitet në Kosovë.

“Opozita mund frontalisht ta sulmojë Kurtin për 100 mijë çështje të tjera, ka boll çështje që mund ta zënë Kurtin ngushtë. Por nëse provojnë ta zënë ngushtë për nënshkrimin e marrëveshje është gabim, sepse nuk ka rrugë tjetër. Alternativa është vazhdimi i katandisjes, vazhdimi i konfrontimit me bashkësinë ndërkombëtare. SHBA-së mbi të gjitha i intereson të ruhet një stabilitet dhe të krijohen disa dispozita elementare që situata të krijohet stabile”, ka thënë ai.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë