Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Skenderaj, vdes një vajzë derisa ishte në gjumë

Gazeta10
25 March 2023 - 8:58

Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjësin e së premtës (dje) ka vdekur një vajzë derisa ishte në gjumë, nga fshati Kostrec i Skenderajt.

Vdekjen në Polici e ka raportuar nëna e viktimës.

PK-ja këtë rast e ka cilësuar “vdekje të dyshimtë”, por s’ka dhënë informacione për moshën e viktimës, transmeton Gazeta10.

 “Një femër kosovare, ka njoftuar  se vajza e saj e cila ka qenë fjetur dyshohet se ka ndërruar jetë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.

Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është ndërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.