
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të NPL “Prishtina Parking”, ka bërë vlerësimin e kandidatëve për Kryeshef Ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, raporton Gazeta10.
Në këtë vlerësim të bordit më së shumti pikë ka fituar Sokol Havolli, i cili ka marrë 38.75 pikë duke u bërë kandidat potencial për pozitën e kryeshefit.
Havolli, ka qenë zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Kosovës dhe nga aty ka dhënë dorëheqje në gusht të këtij viti./Gazeta10