Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Spahiu flet për luftë, Berisha i kundërpërgjigjet: Ne e kemi NATO-n këtu!

Gazeta10
18 December 2024 - 22:40

Analisti Nexhmedin Spahiu ka folur sërish për deklaratën e tij se ka ende rrezik për luftë me Serbinë.

Ai në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka thënë se ai ka kontribuar në shmangien e luftës me atë deklaratë, teksa ka shtuar se nuk përjashtohet lufta.

“Deklarata e Liburn Aliut është katastrofike, sepse ti kur thua jemi shtet i përkohshëm, atëherë i tranon investitorët. Unë me atë deklaratë  kam kontribuar në shmangien e luftës, sepse duke i hapur sytë për luftë, lufta nuk ndodh kur të gjithë presin luftën, lufta ndodh kur njëra palë ja fut gjumë dhe pala tjetër sulmon, nuk sulmon kur ti je sy çelë. Absolutisht nuk përjashtohet lufta”, ka thënë Spahiu.

Ndërsa, deputeti Berisha iu kundërpërgjigj duke thënë se “ne e kemi NATO-n këtu”. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.