
Dje është therur me thikë disa herë i riu G.M nga Komuna e Istogut, i cili në gjendje të rënduar është dërguar në Spital të Pejës, raporton Gazeta10.
Lidhur me rastin, sot Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka lëshuar një komunikatë ku ka treguar se personi ka 8 plagë nga mjetet e mbrehta në pjesë të ndryshme të trupit dhe se po vazhdon trajtimin në këtë spital.
“Mbrëmë më datë 4.01.2023 rreth orës 18:20 minuta në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është pranuar një pacientë i therrur me mjete të mprehta. Pacienti ka pasur 8 plagë dhe atë në kokë, ekstremitete dhe pjesë tjera të trupit si dhe një gjendje të rënduar shëndetësore.”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje në njoftim thuhet se plagët ishin sipërfaqësore dhe gjendja e të riut është e mirë.
“Ekipi kujdestar i prirë nga Kirugu Dr.Rifat Dreshaj ka trajtuar rastin duke bërë qepjen dhe gjithë trajtimin e nevojshëm të plagëve që fatmirësisht kanë qenë sipërfaqësore si dhe trajtimin e përgjithshëm të gjendjes shëndetësorë të pacientit. Pacienti aktualisht është i shtrirë në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ditët në vijim pritet edhe lirimi i tij.”, thuhet në njoftim./Gazeta10