
Avokati Skender Musa në emisionin “Raport me Naim Sadikun” ka komentuar arrestimin e dy spiunave shqiptar në Kosovë.
Ai ka folur edhe rreth pretendimeve se mund të ketë spiuna edhe në institucione, raporton Gazeta10.
Musa gjithashtu ka thënë se është shumë e rrezikshme nëse në presidencë apo në kryeministri mund të ketë spiuna.
“Më e ndjeshme është përfshirja e spiuanve tek policia që merret me hetime, prokuroria por edhe gjykatat, mirëpo është e ndjeshme edhe nëse punon dikush në kryeministri apo presidencë”, tha ai në Kana10.
Avokati shton se ka më shumë rritje të numrave të cilët pretendohen se janë të dërguar nga BIA se sa janë realisht./Gazeta10