Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sqarohet Shaban Miftari pas keqkuptimit nga mediat: Deklarata ime është nxjerrë jashtë kontekstit, e kam pasur fjalën për të zbutur papunësinë për nënat

Gazeta10
29 September 2025 - 21:23

Sonte në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, qëndrojnë në studio kandidatët për kryetarë komune në qytetin e Vushtrrisë.

Kandidati i pavarur, Shaban Miftari gjatë kësaj fushat kishte deklaruar se do t’i punësojë gratë amvise, për shkak se në Vushtrri ka shumë persona me asistencë sociale dhe kjo do të ishte një ndihmesë e madhe për ta.

Miftari kishte thënë se do të zbusë papunësitë për nënat, ndërsa mediat ishin ata që e kishin ndërruar fjalinë dhe e kishin nxjerrur nga konteksti fjalinë që kishte thënë Miftari. Mediat kishin shkrur, kinse Miftari ka thënë se do t’i zbusë nënat.

E kjo deklaratë e shfaqur në media, kishte ndikuar për të keq në vet kandidatin, por edhe në gjithë familjen e tij, shkruan Gazeta 10.

Miftari dha një sqarim në Politiko, dhe tha se kjo ka qenë një gabim i mediave të cilët e kanë nxjerrur jashtë kontekstit deklaratën e tioj për papunësinë e nënave apo grave.

Në këtë çështje, ndërhyri edhe kandidatja e Nismës, Xhevahire Izmaku e cila i doli në mbrojtje Miftarit duke thënë se ai është një mbrojtës i të drejtave të grave, pasi që është një kujdestar mjaft i mirë dhe ka investuar jashtëzakonisht në vajzat e tij duke i arsimuar, pavarësisht kushteve të vështira./Gazeta 10

Ndiqeni videon më poshtë për më tepër sqarime:

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.