
Christopher Hyland, i njohur për angazhimin e tij në çështjen e Kosovës, ka thënë se kryeministri Albin Kurti bëri mirë që nuk e ka pranuar krijimin e Asociacionit të komunave serbe.
“Bëri shumë mirë që nuk e pranoi. Kjo është e vetmja mënyrë që Kurti mund të vazhdojë”, deklaroi ai teksa fliste mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe marrëveshjen e Brukselit.
Hyland mes tjerash, përmendi edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të cilën e cilësoi si ndër më të mirat në historinë e kushtetutave, raporton Gazeta10.
Dëshmi për këtë sipas Hyland është edhe përfshirja e pakicave serbe në zgjedhjet e 9-të shkurtit.
“Në zgjedhjet e fundit në Kosovë, gjatë të cilave pakica serbe mori pjesë për herë të parë në disa vjet në nivele relativisht të arsyeshme. Ka një listë të mirë serbe për parlamentin e ardhshëm, që është dëshmi e Kushtetutës së Kosovës, e cila është Kushtetuta më e mirë, më liberale dhe më përfshirëse që është shkruar ndonjëherë në historinë e kushtetutave”, ka thënë ai në Politiko.