
Në një deklaratë për shtyp me ministrin Peleshi, zv.sekretari i përgjithshëm i NATO-s për sfidat dhe zhvillim të sigurt James Appathur kanë folur për sulmet kibernetike me të cilat po përballet Shqipëria, raporton Gazeta10.
James Appathur ka thënë se është në Tiranë bashkë me skuadrën e tij që ta mbështesë Shqipërinë.
“Ne njohëm që Shqipëria po pëson sulme të rënda kibernetike dhe duam t’ju themi se nuk jeni vetëm dhe ne do ju mbështesim, të gjitha vendet e NATO-s e njohin dhe shikojnë sulmin e Shqipërisë dhe ky është mesazhi që sekretari i përgjithshëm i dha kryeministrit Edi Rama. Dua të theksoj përpjekjet e shtetit shqiptar për të përballuar këto sulme. Unë dhe skuadra jonë jemi këtu për të parë se çfarë mund të bëjmë, arsyeja kryesore për të bërë një koordinim të aleatëve dhe zyrave teknike të NATOS-s. Për të parë nevojat afatgjate të Shqipërisë për të ndërtuar rrjet mbrojtje dhe Shqipëria po bën hapa në këtë punë. Përsulmet në një shkallë të gjerë dhe gjatë që janë bërë. Siguroj ministrin për mbrojtjen praktike që do të bëjë NATO ndaj Shqipërisë”, tha ai.
Tutje, Peleshi ka thënën se aleatët e NATO-së kanë dënuar ashpër sulmet ndaj Shqipërisë dhe se kanë dhënë asistencë për ta zgjidhur këtë problem.
Ai ka thënë se duhet vëmendje dhe vigjilencë lidhur me këtë problem.
“Aleatët tanë dënuan ashpër sulmet dhe dolën në krah të Shqipërisë përmes deklaratave të ndryshme dhe asistencë në fushën kibernetike. Pas 5 javësh punë intensive është bërë e mundur rikthimi i sistemeve në shërbim të qytetarëve të vendit tonë.
Dua të falenderoj aleancën për deklaratën e bërë në mbështetjen e vendit tonë dhe asistencën për të penguar sulmet kibernetike në të ardhmen. Vizita e ekipit të sotëm është dëshmi e solidaritetit dhe reagimit të menjëhershëm të aleancës ku ne bëjmë pjesë, NATO. Duke qenë një prej aleatëve të NATO-s na bën të jemi të sigurtë. Duhet vëmendje dhe më shumë vigjilencë nga të gjithë. Ne do bëjmë pjesën tonë të mbështetur nga aleatët tanë”, u shpreh Peleshi. / Gazeta10