Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

“Sulmet kibernetike ndaj Kosovës e Shqipërisë po vijnë nga shumë shtete përfshirë Rusinë”

Gazeta10
10 September 2022 - 21:17

Eksperti i sigurisë, Fabian Zhilla thotë se sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS në Shqipëri është një sulm i koordinuar nga më shumë se një shtet.

Në një intervistë për Euronews Albania, Zhilla u shpreh se ekspertë shqiptarë kanë vërtetuar se serveri që mban informacionin gjendet në Rusi.

“Nuk është vetëm Shqipëria në fokusin e sulmeve, është edhe Kosova. Ekspertë shqiptarë kanë vërtetuar se serveri që mban informacionin gjendet në Rusi. Pra, kemi një sulm të koordinuar me shërbimet sekrete ruse”, tha eksperti.

Sipas tij, situata është kritika dhe do një përgjigje emergjente dhe të koordinuar.

Kryeministri Edi Rama njoftoi mëngjesin e së shtunës se hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.