Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sulmi ajror në qytetin e Gazës vret dy gazetarë palestinezë

Gazeta10
10 October 2023 - 8:57

Një sulm ajror izraelit në qytetin e Gazës vrau dy gazetarë palestinezë herët të martën, sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa.

Wafa i identifikoi gazetarët si redaktori, Saeed Al-Taweel dhe fotografi Mohammed Sobih. Sulmi ajror ndodhi pranë një zone ku kishte disa zyra mediash.

Tre gazetarë palestinezë thuhet se u qëlluan dhe u vranë ndërsa raportonin në Gaza të shtunën. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, duke cituar grupet palestineze të lirisë së shtypit, identifikoi dy prej tyre si fotografi Ibrahim Mohammad Lafi dhe reporterin Mohammad Jarghoun. CPJ tha se konfirmoi se gazetari i pavarur Mohammad El-Salhi gjithashtu u vra, raporton Associated Press.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.