Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sulmohen ekipe të gazetarëve gjatë aksionit të Ujësjellësit për shkyçje – arrestohet një person

Gazeta10
16 August 2023 - 12:49

Një qytetar është arrestuar në Shtime pasi ka kërcënuar gazetarët e Nacionale si dhe ka sulmuar kamermanin e portalit lajmi.net.

Madje siç shihet në pamje, i arrestuari duke ofenduar e sharë gazetarët ka tentuar t’ia marrë atyre mikrofonin gjatë një momenti që po e përcillnin një aksion të Kompanisë Ujësjellësi lidhur me shkyçjen e qytetarëve nga rrjeti i ujësjellësit që nuk kanë paguar borxhet.

Për këtë rast kanë intervenuar forcat e rendit të cilat e kanë ndaluar sulmuesin në fjalë.

Në videot më poshtë , qytetari dëgjohet duke ofenduar e kërcënuar gazetarët. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.