
Një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës dhe një tjetër e KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe xhami teksa po patrullonin sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën e fshatit Miokovicë të Leposaviqit.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, ka dhënë detaje të reja në lidhje me sulmin që ka ndodhur mëngjesin e së hënës në veri të Kosovës.
Sipas tij, sulmi ndaj konvoit të veturave të policisë së Kosovës dhe KFOR-it ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm, raporton gazeta10.
‘Rreth orës 4:00 në mëngjes gjatë një patrullimi të përbashkët të policisë kufitare se bashku me KFOR-in, një person ka ardhur aty dhe i ka sulmuar veturat që kanë qenë në konvojë, pastaj e ka lënë veturën e tij dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes’, ka thënë Elashani në emisionin ‘Raport’ në Kanal10.
Ai ka thënë se policia e Kosovës ka arritur të arrestoj personin e dyshuar për këtë rast.
‘Ja kemi bastisur edhe shtëpinë ku kemi gjetur një pushkë gjuetie dhe disa uniforma’, ka thënë Elshani. /Gazeta10/
Përgjigjeën e tij të plotë rreth kësaj ngjarje e jeni me poshtë: