
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se duhet një dënim ndërkombëtar i luftës barbare në Ukrainë, raporton Gazeta10.
Sunak ka thënë se lufta e Rusisë në Ukrainë ka një ndikim shkatërrues tek njerëzit si dhe tek energjia dhe ushqimet.
Ai këto komente i ka bërë gjatë një interviste ku është pyetur se çfarë do t’i thoshte presidentit rus, Vladimir Putin nëse do ta takonte në G20.
“Këtë mëngjes pamë dënimin ndërkombëtar të luftës së Rusisë në Ukrainë, dhe me ministrin e jashtëm rus të ulur atje, ne theksuam si paligjshmërinë dhe natyrën barbare të luftës së Rusisë, ashtu edhe ndikimin shkatërrues që ajo ka tek njerëzit në mbarë botën përmes çmimeve të larta të energjisë dhe ushqimeve. “tha Sunak.
Më tej, ai ka thënë se ai dhe aleatët e tij do të punojnë që ta ruajnë rendin ndërkombëtar si dhe ta rregulluar inflacionin.
“Ne kemi përgjegjësinë të punojmë me aleatët tanë G20 për të rregulluar ekonominë globale, për të kapur inflacionin dhe për të ruajtur rendin ndërkombëtar – dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë.”. / Gazeta10