Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Suspendohen katër policë, dyshohet se u përfshinë në plagosjen e mbrëmshme në veri

Gazeta10
11 April 2023 - 16:24

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar katër zyrtarë policorë lidhur me incidentin ku nga arma e zjarrit ishte plagosur një person në veri të vendit, shkruan Gazeta10.

Policia ka njoftuar se një zyrtar policor ishte supsenduar se i njëjti s’kishte raportuar për rastin dhe përfshirjen në gjuajte me armë, ndërsa tre të tjerët për shkak se ishin poashtu të përfshirë në rast.

“Si rezultat i hetimeve të pandërprera dhe i angazhimeve të njësiteve policore në vendin e ngjarjes, si dhe si rezultat i ekzaminimit të dëshmive të siguruara, është arritur të sigurohen dëshmi të cilat tregojnë dyshimet për përfshirje të mundshme të një zyrtari policor në gjuajtje me armë zjarri. Bazuar në informacionet dhe dëshmitë e siguruara janë marrë masa të suspendimit ndaj zyrtarit policor, pasi i njëjti nuk kishte raportuar lidhur me rastin dhe për përfshirjen e tij në rast, nga ku PK-ja kishte lëshuar njoftim se nuk ka qenë e përfshirë në shkëmbim apo gjuajtje me armë zjarri. Po ashtu janë marrë masa të suspendimit edhe ndaj tre zyrtarëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në rast.”, thuhet në njoftimin e tyre.

PK-ja ka bërë të ditur se sipas procedurave të parapara ligjore menjëherë ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Prokurorinë kompetent për procedura të mëtejme penale./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.