Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Suspendohet kapiteni i Policisë, voziti i dehur dhe rrezikoi dy këmbësorë

Gazeta10
26 February 2023 - 14:25

Një zyrtar i policisë me gradën e kapitenit është suspenduar nga detyra përkohësisht pasi që dyshohet se në gjendje të dehur kishte rrezikuar jetën e dy qytetarëve derisa ishte duke vozitur në Gjilan.

“Zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar së i njëjti ka qenë duke drejtuar veturën e tij private (jashtë detyrës zyrtare) nën ndikimin e alkoolit (2.08 promila)”, njofton Inspektorati i Policisë.

Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë, raporton Gazeta10.

“Në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rast me dyshimin për veprën penale “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm” . Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente”, njofton IPK./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.