
Në mbledhjen komemorative për nder të rreshterit Bunjaku i pranishëm ishte edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sveçla tha se gjatë ditës së djeshme humbëm nje personalitet me vlera të larta ku ai e cilësonte Bunjakun si person të mrekullueshëm në të gjitha aspektet.
“Jam sot para jush me ndjenjën e dhimbjes që kisha edhe në mëngjesin kur pranova lajmin e hidhur. Kësaj dhimbjeje që po e ndjej po i shtohet edhe krenaria që e kishim fatin ta kemi reshterin Bunjaku në radhët tona”.
“Guximi i pashembullt që këtë rrugë që e hapi që 22 vite është dhe duhet të jetë pasqyrë se duhet të punojmë më shumë për paqen dhe sigurinë. Dje humbëm një njeri të mirë, baba të mrekullueshëm, një polic të mrekullueshëm që u vra në luftën për Kosovën. Në ditë si këto dhimbjen duhet ta kthejmë në forcë, Kosovën ta bëjmë vendin që ai ka dashur”, ka thënë Sveçla.