
Ministri Xhelal Sveçla ka thirrur konferencë për media ku janë prezantuar armë të llojeve dhe kalibrave të të ndryshëm.
Ndër të tjera, Sveçla tha se sulmuesit nuk ishin civilë por njësi të përkrahura nga Serbia.
“Po takohemi dy orë para se t’ia japim lamtumirën e fundit heroit Afrim Bunjaku që u vra nga terroristët e dirigjuar nga Beogradi dhe Vuçiqi. Ata nuk ishin civilë, por njësi speciale, të mbështetura nga Serbia. Ata përveç aftësive dhe armatimit, kanë pasur edhe mjetë të rënda. Falë profesionalizmit të PK, plani i tyre ka dështuar”, theksoj ministri.
Ai tha janë gjetur edhe dokumente të kriminelit Radojçiq që dëshmojnë se ai ishte pjesëmarrës në këtë aksion.
“Në objektet brenda janë gjetur harta dhe plane për organizimin e gjatë dhe të mirë menduar. Ato janë dëshmi që nuk kemi të bëjë me organizime lokale. Edhe nga ekspertë është vërtetuar se për këto organizime duhen së paku disa muaj. Nuk ka të bëjë më organizim të shpejt. Kemi gjetur edhe dokumente të kriminelit Radoiçiq, që dëshmojnë pjesëmarrjen e tij në këtë aksion.”, tha Sveçla.