Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla humb rastin, detyrohet ta kthej në punë drejtorin Fadil Kodra 

Gazeta10
20 September 2022 - 17:09

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, sot ka marrë vendim të kthejë në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent, Fadil Kodrën. 

Ky lajm është bërë i ditur nga avokati i Fadil Kodrës, Faton Fetahu, transmeton Gazeta10. 

 “Ju njoftoj se sapo pranova Vendimin e Ministrit të Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, me të cilin z. Kodra kthehet në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent. 

Siç e dini, vendimi i mësipërm është rezultat i zbatimit të vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me të cilin u aprovua ankesa dhe u obligua ministria që ta kthejë z. Kodra në pozitën e punës nga ku ishte shkarkuar kundërligjshëm. 

Pas vendimit të sotëm, mund të themi se u përmbyll tërësisht dhe suksesshëm beteja juridike e filluar tre muaj më parë. 

Me këtë rast, nuk mund të mos e falënderoj edhe publikisht z. Kodra për besimin që ma ka dhënë për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesin e tij juridik në këtë betejë. 

Siç e kam theksuar edhe në fillim, z. Kodra nuk është një emër i zakonshëm – i cili për dy dekada pas lufte, ka shërbyer me nder dhe përkushtim në institucionet ku ka punuar – por mbi të gjitha, ai është një nga gjeneralët më të shquar të ushtrisë tonë të lavdishme – Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është njëri ndër etërit e celulave të para të saj”, ka njoftuar Fetahu./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.