
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka përgëzuar Policinë e Prokurorinë për realizimin e aksionit të sotëm në Brezovicë.
Ai këtë e ka bërë përmes një statusi në Facebook, ku ka thënë se Kosova është e vendosur ta zbatojë maksimalisht ligjin, transmeton Gazeta10.
“Jemi te vendosur që të zbatojmë maksimalisht ligjin dhe të gjithë shkelësit e keqpërdoruesit të vendosen para drejtësisë dhe organeve kompetente. Lufta jonë ndaj krimit, korrupsionit dhe zhvatësve të pasurisë publike do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme me të gjitha angazhimet e plota të organizmave tanë institucional në mbrojtjen efektive të së përbashkëtës”, ka shkruar ministri./Gazeta10