
Rreth 600 policë kanë dorëzuar dorëheqjet në stacionin policor në veri të Mitrovicës.
Kështu ka bërë të ditur, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili tha se policët janë të detyruar të bëjnë një gjë të tillë, pas kërcënimeve dhe shantazheve.
Ai në konferencë për media ka theksuar se Serbia po përdor strukturat ilegale për terrorizimin e qytetarëve. Megjithatë, Sveçla deklaroi se situata aktuale është e qetë.
Në konferencën para gazetarëve, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ministri Sveçla tha se policëve serbë po u rrezikohet ekzistenca e tyre. /Gazeta10